Tre persona kanë mbetur të lënduar pasi u sulmuan me acid dhe u dhunuan nga grabitësit.

Ngjarja ndodhi në jug të Londrës dhe sipas mediave atje, grabitësit e maskuar dolën para furgonit ku ndodheshin viktimat dhe i detyruan të ndalonin. Më pas i hodhën acid mbi automjet, përpara se t’i merrnin njërit prej tyre një çantë dhe ta godisnin edhe me çekiç.

Tre të lënduarit, dy burra të moshës 60 dhe 56 – vjeç, si dhe një grua e moshës 47 – vjeç përfunduar në spital, për trajtim mjekësor.

Sipas mediave atje, grabitja ndodhi gjatë orëve të natës në Pagnell Street dhe deri më tani policia nuk ka mund të identifikojë asnjë prej autorëve./tvklan.al