sulmi

Stambolli nuk gjen qetësi!

Ky është një shpërthim i kontrolluar në hyrje të godinës së Drejtorisë Qëndrore të Policisë së qytetit, në lagjen Aksaraj.

Eksplozivi u gjet në trupin e një gruaja që tentoi të sulmonte objektin. Ajo u ekzekutua nga forcat e rendit. Përveç lëndës plasëse, asaj i janë gjetur edhe një pushkë, një pistoletë dhe dy granata.

Një person i dytë, një burrë, pjesëmarrës në këtë sulm, ka mbetur i plagosur nga të shtënat e policisë. Ai u arrestua. Por, motivet dhe përkatësia e autorëve të ngjarjes së pasdites nuk dihen ende.

Në këtë sulm është plagosur edhe 1 pjesëtar i forcave të rendit, gjendja e të cilit është jashtë rrezikut për jetën. E gjithë zona ku ndodhet objekti mbeti e rrethuar për orë të tëra nga forca të shumta policore.

Nuk përjashtohet mundësia që incidentin në Drejtorinë e Policisë të ketë lidhje me ngjarjen e një dite më parë në Gjykatën e Stambollit. Dy anëtarë të një organizate markisiste morën peng prokurorin Mehmet Selim Kiraz.

Ai humbi jetën në spital pasi mbeti i plagosur gjatë ndërhyrjes së policisë për lirimin e tij. Në funeralin e prokurorit morën pjesë mijëra vetë.

Më herët gjate dites, 2 persona të armatosur sulmuan zyrat e partisë në pushtet për Drejtësi e Zhvillim në një prej lagjeve aziatike të Stambollit.

Policia mundi pas disa orë tensioni të neutralizojë dhe arrestojë këta 2 persona. Arsyet e sulmit mbetën të paqarta.

Tv Klan