super-krem

Përbërësit për 4 persona:

3 lugë gjelle miell

2 lugë gjelle gjalp

lëng mishi

1 vezë

1 gotë qumësht

2 feta bukë

Përgatitja:

Skuqim miellin e misrit me pak gjalp derisa të marrë ngjyrë dhe më pas e shuajmë me lëngun e mishit, duke e përzier me shpejtësi, në mënyrë që të mos krijohen kokërriza. Shtojmë pak kripë dhe e vendosim të ziejë për rreth 10 minuta në zjarr të ulët, derisa të krijohet një masë me trashësi mesatare. E heqim nga zjarri dhe e lemë të ftohet për disa minuta. Shtojmë vezën, të cilët e kemi rrahur më parë me qumesht të nxehtë, si dhe pak gjalp. Ndërkohë, presim me kubikë bukën, që duhet të jetë e ndenjur, e vendosim në një tavë, i hedhim gjalp dhe e lemë në furrë derisa të thekrohet. Supën e shërbejmë bashkë me bukën e përgatitur.

/tvklan.al