supePërbërësit:

Miell misri 3 lugë gjelle

Gjalpë 2 lugë gjelle

Lëng mishi

Vezë 1 kokërr

Qumësht 1 gotë

Bukë 2 feta të holla, pak gjalpë për spërkatjen e bukës

Përgatitja:

Mielli i misrit i situr skuqet me gjalpë dhe i hidhet lëng mishi ose në mungesë me lëng koncetrat, duke u përzier me shpejtësi që të mos krijojë kokërriza. Më pas i hidhet kripë. Zihet për 10 minuta në zjarr të ngadalshëm derisa të bëhet një supë e derdhur në trashësi mesatare. Hiqet nga zjarri, lihet të ftohet pak dhe i hidhen vezë të rrahura me qumësht të nxehtë. Sipër i hidhet gjalpë i freskët. Buka e bardhë e tharë, pritet në kubikë të vegjël, vihet në tavë, spërkatet me gjalpë dhe thahet në furrë. Kur shërbehet, në pjatë hidhet supa me kruton (bukët e thara).

tvklan.al