Përbërësit:

400gr brokoli

150gr spinaq

150gr bizele të ngrira

1 mollë jeshilë

1 karotë

1 qepë

2 lugë gjalpë

 Kripë

Piper

Koper

majdanoz

1 karotë

Përgatitja:

Lajmë brokolin dhe më pas e presim në copa të vogël dhe e vendosim në një tas me ujë të ftohtë dhe një lugë uthull për 10 minuta.

Ndërkohë pastrojmë spinaqin dhe e grimë, si dhe qërojmë mollën jeshile.

Më pas marrim një tigan dhe hedhim gjalpin, si dhe pak koper. I lemë për 2 minuta sa të kavardisen.

Si t’i kemi përgatitur këto marrim një tenxhere dhe hedhim, brokolin,  spinaqin, bizelet, mollë jeshile të cilën e kemi prerë në kubike të vegjël dhe i vendim të ziejnë. Pasi i lemë të ziejnë për disa minuta i hedhim dhe qepën, të cilën e kemi kavardisur. Pasi të jenë zier, i kalojmë në blender. Më pas e servirim, ku nuk harrojmë të hedhim majdanozin.