Supe me buke

Përbërësit:

8 feta bukë të thekur

2 thelpinj hudhër

200 gram djathë francez

1 litër lëng mishi

Pure patatesh pluhur

Kripë e piper sipas dëshirës

Përgatitja:

Në fillim lyeni fetat e bukës me hudhër, spërkateni me djathë dhe futeni në furrë. Lëngun e mishit ngroheni, shtojini pluhurin e puresë së patateve dhe servireni me bukën e thekur të thërmuar në të.

Spërkateni me kripë dhe piper.

*Të njëjtën recetë mund ta përdorni edhe për supë me krem domatesh. Ku në vend të lëngut të mishit, përdorni domate të shtypura, të zjera në ujë.

tvklan.al