supe me torteliniPërbërësit për 4 persona:

4 lugë gjelle vaj ulliri

2 karota

1 kokërr qepë

1 lugë gjelle vegetë

400 gram domate

200 gram bizele

250 gram tortellini

Djathë parmixhano të grirë

Kripë sipas dëshirës

Ujë

Përgatitja:

Në fillim skuqni me vaj qepën e prerë hollë, shtoni domatet e grira dhe trazojini deri sa të shihni që qepët kanë marrë ngjyrë. Aty shtojmë karotat, bizelet, vegetë sipas dëshirës dhe nëse ka nevojë edhe për kripë dhe në fund shtojmë ujin.

Kur të shohim që janë zbutur pak, shtojmë tortellinin dhe i zjejmë jo më shumë se 10 minuta sëbashku me to. Kur ta shërbejmë e spërkatim me djathë parmigano.

tvklan.al