supa

Përbërësit:

1 kokërr mesatare patate

1 karotë mesatare

1 gjethe lakër

1 filxhan kafeje qumësht

1 lugë kafeje gjalpë

1 e verdhë veze

Pak kripë

Përgatitja:

Patatet pasi të lahen vihen për tu zjerë të paqëruara. Në enë shtohet lakër e grirë, karotat e qëruara e të prera, pak ujë dhe lihen në zjarr të ngadalshëm derisa të zbuten.

Më pas patatet qërohen dhe kalohen në makinën e puresë ose në sitë.

Po kështu edhe karotat dhe lakra. Pureja e përgatitur hidhet në enë ku shtohet qumësht, kripë dhe lihen të zijejën. Në supën e nxehtë hidhet e verdha e vezës e përzierë me qumësht.

tvklan.al