Shkëlzen Gashi ishte padyshim lojtari i ndeshjes në barazimin 3 – 3 të Colorado Rapids, në fushën e Vancouver Whitecaps.

Sulmuesi i Kombëtares shënoi 2 gola, ku më i befasishmi ishte një goditje standarte, diçka jo e zakonshme për të. Gashi nuk i dha mundësi portierit kundërshtar të reagonte në minutën e 75’ duke realizuar ndoshta edhe golin më të bukur të kësaj jave.

Shkëlzen Gashi arriti në kuotën e 7 golave në këtë sezon. Një ndeshje e luftuar deri në fund, pasi Vancouver Whitecaps shmangën humbjen në shtëpi me një gol në të 93’. Colorado Rapids me pikën e marrë mbetet në zonën e finaleve të kampionatit ku diskutohet titulli kampion.

Tv Klan