sport

Portugalia e humbi takimin e dytë në finalet e Euro 2016 në futbollin e sallës, por mund të krenohet me golin e shënuar nga Ricardinho.

30-vjeçari meritoi duartrokitjet e të gjithë tifozëve për golin e realizuar në takimin që Serbia e fitoi me rezultatin 3 -1.

Ricardinho befasoi skuadrën vendase, pasi finalet e këtij aktiviteti zhvillohen në Beograd. Pavarësisht këtij rezultati, Portugalia e siguroi një vend në fazën çerekfinale ku do të luajë ndaj Spanjës, skuadra 6 herë kampione e kontinentit në këtë disiplinë.

Grupin me sukses edhe pse ka mbetur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar e kaloi edhe Serbia, që si kundërshtar do të ketë Ukrainën.

Europiani i futbollit të sallës do të zgjasë deri më 13 shkurt, ditën që do të zhvillohet finalja.

Tv Klan