Superligaa

Vllaznia dhe Partizani do të luajnë të shtunën në orën 13:00 në fushën sportive “Reshit Rusi”. Ndeshja e javës së 21 të Superligës i gjen këto ekipe me shumë emër me objektiva të ndryshëm sezonalë, por me një qëllim të njëjtë për këtë sfidë, fitoren.

Armando Cungu, Trajner i Vllaznisë: “

Është një ekip që meriton respekt, pasi ka lojtarë cilësorë, por nuk do të thotë se nuk mund të mposhtet. Ne mundëm 5 herë kampionët e Shqipërisë, pse mos ta bëjmë edhe ndaj këtij kundërshtari.”

Alban Hoxha, Kapiten i Partizanit: “

Duhet të minimizojmë gabimet, që të vazhdojmë drejt rrugës tonë, se përndryshe do ta kemi shumë të vështirë, pasi kampionati bëhet akoma më i fortë.”

Ndeshjet e javës së 21 të Superligës do të luhen të gjitha të shtunën. Renditja kryesohet nga Skënderbeu që do të luajë me vendin e fundit Tërbunin. Ndëshja Terbuni – Skënderbeu do të luhet në “Qemal Stafa”, pasi fusha e stadiumit të Pukës është e mbuluar nga bora. Klubet ranë dakord që sfida të zhvillohet në Tiranë.

Tv Klan