TiranaaaTirana dhe Skënderbeu kanë fituar edhe takimet e javës së dytë, ndërsa Partizani ka dështuar në Fier duke humbur takimin me Apoloninë.

Tirana ka mundur Flamurtarin në sfidën më të rëndësishme të javës në Superligën Shqiptare. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Qemal Stafa” ka përfunduar me fitoren 1 – 0 të bardhebluve.

Ish-portieri i Tiranës, Ilion Lika ka devijuar në portë goditjen e Elis Bakajt. Më herët të dy ekipet mbetën me 10 futbollistë, pasi Selemani Ndikumana dhe Franc Veliu u larguan me karton të kuq, pas një nervozizmi të teprtuar të lojtarëve të fushë.

Arbitri Lorenc Jemini ka larguar nga stoli dhe portierin e dytë të Tiranës, Edvan Bakaj. Apolonia ka mundur Partizanin me rezultatin 1 – 0 duke marrë pikët e para në këtë sezon. Golin e suksesit e ka shënuar Mikel Canka.

Në pjesën e parë kapiteni Nderim Nexhipi ka gabuar nga pika e 11-metërshit një mundësi të artë për të kaluar ekipin kryeqytetas në avantazh. Partizani ka zhvilluar shumë minuta me 10 futbollistë pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Ignat Dishliev.

Skënderbeu ka mundur Laçin me rezultatin 2 – 0 në takimin e vlefshmë për javën e dutë të Superligës. Ekipi kampion në fuqi ka arritur një fitore tepër të vështirë, pasi golat janë shënuar në minutat e fundit. Osmani dhe Progni i kanë dhënë 3 pikë të tjera korçarëve që synojnë të fitojnë titullin e pestë radhazi. Superliga do të zhvillojë të dielën takimet Kukësi – Elbasani dhe Teuta – Vllaznia.

TV KLAN