partizaniPartizani ka marrë vetëm 1 pikë në sfidën me Laçin që ka përfunduar në barazim 1 – 1.

Golin e parë e ka shënuar Çetkoviç për kurbinasit në fillimin e pjesës së parë. Barazimi është arritur vetëm në minutën e 57’.

Bylykbashi i ardhur gjatë merkatos së janarit ka barazuar sfidën, ndërsa hyri në lojë si zëvendësues. Në ora 17:00 Skënderbeu do të luajë në fushën e Elbasanit për t’i dhënë fund javës së 19 të Superligës. Kukësi ka mbajtur vendin e parë me fitoren 2 – 1 të arritur dje ndaj Vllaznisë në Shkodër.

Tv Klan