shpetim duroKëtë fundjavë nis sezonin e ri Superliga. Formula e re është me 10 ekipe dhe me 4 faza. Sipas trajnerit të Partizanit, Shpëtim Duro ky kampionat do të jetë i vështirë.

Shpëtim Duro, Trajner i Partizanit: “Kampionati është shumë i gjatë dhe ekipet janë përforcuar të gjitha, por mendoj se duhet të përqendrohesh të të gjitha skudrat nëse do të arrish objektivin”.

Partizani do të nisë kampionatin me sfidën në fushën e Laçit të dielën.

Shpëtim Duro: “Ndeshja me Laçin është më e rëndësishmja e kësaj jave dhe duam ta nisim mirë”.

Partizani ka qenë tepër aktiv në merkaton e verës duke ndryshuar thuajse të gjithë ekipin, por sipas Shpëtim Duros ata janë ambientuar menjëherë njëri-tjetrin.

Të enjten janë prezantuar edhe dy afrimet e fundit sulmuesit Astrit Fazlliu dhe Liridon Osmanaj. Java e parë e Superligës do të zhvillojë takimet të shtunën dhe të dielën. Kampionatin do ta hapë ndeshja Elbasani – Skënderbeu që do të luhet në stadiumin “Qemal Stafa”.

 

TV KLAN