skenderbeuuuSkënderbeu është më i qetë pas fitores 1 – 0 me Besën dhe titulli kampion është më pranë, ndërsa Lushnja sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë. Pero Pejiç ka qenë autori i golit të vetëm për korçarët në pjesën e dytë. Sulmuesi kroat kryeson renditjen e golashënueseve me 15 gola.

Besa ka luajtur më shumë se 1 orë me 10 futbollistë, pasi Arbnor Fejzullai është ndëshkuar brenda pak minutash me 2 kartonë të verdhë. Me këtë fitore Skënderbeu është 8 pikë larg Kukësit të vendit të dytë që ka humbur me rezultatin 1 – 0 takimin me Partizanin në “Qemal Stafa”. Migen Memelli ka qenë autori i golit të vetëm. Partizani me këtë fitore përforcon pozitat në vendin e tretë që e kualifikon në Europa League. Lushnja nuk i ka më shanset maketmatikisht të qëndrojë në Superligë pas humbjes 3 – 2 me Flamurtarin.

Ekipi vlonjat nga ana tjetër ka parrë 3 pikë që i japin më shumë siguri për të qëndruar në kategori. Laçi ka mundur me rezultatin 1 – 0 Teutën duke u ngjitur në vendin e katërt. Të shtunën Vllaznia ka mundur Kastriotin me rezultatin 4 – 2, ndërsa Tirana ka pushuar pasi në kalendar ka qenë përballja me Bylisin, i përjashtuar nga Superliga. Kampionatit i mbeten edhe 4 javë të tjera.

Tv Klan