Cara-Delevingne-littleFotot e realizuara për fushatën e Tag Heuer ku shfaqet supermodelja Cara Delevingne teksa mban në krah një këlysh luani janë bërë shkak për kritika të forta nga ana e një grup aktivitësh për mbrotjen e të drejtave të kafshëve.

Arsyeja? Sipas tyre, këlyshët e luanëve nuk janë objekte për fotografi dhe shëndeti i tyre nuk duhet vënë në rrezik.

Duke folur për MailOnline, eksperti në mbrojtje të kafshëve të egra tha se këto të fundit e kanë vendin në natyrë dhe jo në krahët e një personi të famshëm vetëm për të shitur një orë.

Mendimit të këtij eksperti i janë bashkuar edhe komentues nëpër rrjete sociale të cilën nuk e kanë mirëpritur këtë set të supermodeles.

Deri më tani nuk ka patur asnjë reagim nga kjo e fundit.

tvklan.al