Kivanç Tatlitug pritet të luajë në të njëjtin projekt me aktoren e dashur të serialit “I Infiltruari”, Bensu Soral.

Lajmi bëhet i ditur nga media turke, sipas të cilës dy prej aktorëve më të preferuar turq të momentit do të luajnë në filmin “Organize Isler 2”, të regjisorit Yilmaz Erdogan, vazhdimi i filmit me të njëjtin emër që është shfaqur bujshëm para më shumë se një dekade.

Xhirimet për filmin e shumëpërfolur pritet të nisin në javët në vazhdim. Në kinema planifikohet të shfaqet në muajin Janar 2019.

Kivanç Tatlitug aktualisht po shfaqet në ekranin e Tv Klan me rolin e Xhesurit në serialin “ Xhesuri dhe e Bukura”, ndërsa Bensu Soral ka fituar zemrat e publikut me rolin e Melekut në serialin “I infiltruari”, shfaqur në Klan Plus.

/tvklan.al