Është ndeshja më e rëndësishme e javës së 9 të kampionatit. Rivalët e sezonit të fundit Partizani dhe Skënderbeu do të përballen në “Elbasan Arena”  ditën e dielë me 30 Tetor, në  orën 17:00 në ndeshjen që vlen kreun e renditjes.

Korçarët duan të rrisin distancën me të kuqtë që synojnë t’i rrëmbejnë vendin e parë. Humbja me Tiranën dhe Kukësin në kampionat i ka bërë korçarët të qëndrojnë edhe larg mediave.

Trajneri Agostinelli, ish – i Partizanit kërkon t’i mbajë futbollistët të përqendruar tek ky takim. Ndërsa në klubin e kuq situata në dukje është e qetë. Dëshira për të marrë rezultat ndaj kampionëve nuk mungon.

Emiliano Vila, Futbollist i Partizanit:

Po dhamë të gjithë maksimumin rrihet Skëndërbeu. Morali është shumë i lartë për ne. Nuk është se varet çdo gjë nga kjo ndeshje, është një kampionat shumë i gjatë. Besoj se ndonjëherë kampionati fitohet me ekipe “më të vogla”. Kemi vërtetuar se me përballjet direkte kemi treguar forcën tonë.”

Të kuqtë janë më shumë të motivuar, kjo edhe për faktin se vijnë nga 3 fitore radhazi në superligë. Por nga njëherë as motivimi dhe as impenjimi nuk mjaftojnë për të fituar.

Emiliano Vila, Futbollist i Partizanit:

“Rezultanin e ka në dorë dhe Zoti”

Tv Klan