juve

Ndeshja më e rëndësishme e fazës së dytë në Serie A do të luhet këtë të shtunë, në orën 20:45 në Torino.

Juventus edhe pse do të jetë ekipi pritës ndaj Napolit, duhet të ndalë një sulmues si Gonzalo Higuain, i cili në këtë kampionat ka shënuar 24 gola.

Trajneri Massimiliano Allegri pritet të ndërtojë një barrikadë përpara se të mbërrijë te zona e rreptësisë për argjentinasin me dyshen Marchisio e Morata.

Juventus do të vuajë dëmtimin e Chiellini në mbrojtje. Skuadra torineze që synon të fitojë për të marrë kreun e renditjes do të kërkojë golin me Morata e Dybala, në mbështetje të tyre do të jetë Cuadrado.

Problemet janë edhe te gjyqtarët, pasi Nicola Rizzoli do të zëvendësohet nga Daniele Orsato. Gjyqtari më i mirë italian vuan nga një shqetësim muskulor.

Tv Klan