A është supervullkani i Italisë gati për të shpërthyer?

Vullkani Campi Flegrei nuk ka shpërthyer që nga viti 1538, por ekspertët kanë paralajmëruar se ai po shkon drejt një tjetër shpërthimi shkatërrues.

Shkencëtarët kanë gjetur dëshminë e parë të drejtpërdrejt të një “zone të nxehtë”, e cila po ushqen supervullkanin.

Ndërsa ekspertët nuk janë të sigurtë nëse do të ketë një shpërthim të ardhshëm, ata thonë se nuk kanë dyshim që vullkani po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm.

Campi Flegrei është një supervullkan afër Napolit, i cili ka qenë relativisht i qetë që nga vitet 1980 kur injektimin i magmës apo substancave të tjera në strukturën e epërme të vullkanit, shkaktoi një sërë tërmetesh të vogla.

Hulumtimi i bërë nga shkencëtarët siguron një pikë referimi me anë të cilës mund të parashikohet se si dhe ku do të godasin shpërthimet e ardhshme.

“Po i afrohemi më shumë parashikimit të vullkaneve të cilët kanë qenë të qetë për dekada më radhë, duke përdorur modele fizike për të kuptuar zhvillimet që paraqesin shqetësim.”

Shkencëtarët parashikojnë se nëse një shpërthim do të ndodhte ditët e sotme do të prekte 360.000 njerëz që jetojnë në Caldera dhe popullatën në Napoli me gati një milion njerëz./tvklan.al