Beyonce nuk ndalet së suprizuari.

Këngëtarja 33 – vjeçare sapo ka publikuar këngën e saj më të re me titull “7/11”.

Përveç faktit që kjo këngë vjen e pa paralajmëruar, supriza më e madhe është videoja e kësaj kënge, xhirimet e së cilës janë bërë në shtëpi.

Në vend të një klipi profesional, ylli i muzikës ka vendosur të sjellë një video të filmuar në ambiente e një shtëpie, teksa shfaqet e veshur me rroba shtëpie, peshqir e tuta.

Ritëm dhe kërcim, kjo është Beyonce dhe klipi i saj “7/11”.

tvklan.al