Një burrë është surprizuar sapo ka hapur lavastoviljen e shtëpisë së tij.

Ai është përballur me një gjarpër misri që ishte duke qëndruar tek dera e lavastoviljes. Menjëherë pasi ka parë gjarprin e misrit ai ka thirrur shërbimet e mbrojtjes së zvarranikëve për ta larguar nga banesa e tij dhe për ta strehuar në vendin që mbrohen gjarpërinjtë.

Gjarpërinjtë e misrit janë zvarranikë jo të rrezikshëm dhe aspak helmues. Ngjarja ka ndodhur në Sheffield, Britaninë e Madhe, mëngjesin e së dielës.

/tvklan.al