suzana zhukaDrita e syrit është shumë rëndësishme. Specialistët bëjnë thirrje për të treguar shumë kujdes me sytë. Një neglizhencë e vogël mund të sjellë pasoja fatale për shikimin.

Në ditën ndërkombëtarë të të verbërve, Dr. Suzana Zhuka, specialiste okulistike e pyetur nga tvklan.al thotë se kujdesi për sytë duhet të jëtë i vazhdueshëm.

Nuk duhet të teprojmë asnjëherë me të qëndruarit përpara kompjuterit tashmë që jemi në moshën dixhitale të teknologjisë. Shumë e rëndësishme është edhe higjena e duarve dhe mbajtja e syzeve optike dhe atyre mbrojtëse ndaj diellit.

Ndër të tjera doktoreshë Zhuka i bën apel personave mbi 40 – vjeç që të mos reduktojnë vizitat tek mjeku okulist për t’i paraprirë rreziqeve që prekin sytë, pasi kjo moshë thotë ajo – është delikate.

Cilat janë rastet më të shpeshta që pacientët drejtohen tek mjeku okulist?

Nga eksperienca 20 vjeçare si mjeke okuliste konstatoj se ka shumë patologji okulare të cilat shqetësojnë individë të ndryshëm. Ndër shumë sëmundje të tjera që prekin sytë, Glaukoma zë vendin e parë.

Çfarë është glaukoma?

Glaukoma është një sëmundje në konceptet e reja të viteve të fundit e kokës së nervit optik. Nuk do të thotë që ti ke një tension intraokular normal dhe nuk ke glaukomë. Para disa vitesh mendohej që glaukoma është thjeshtë një tension i lartë i syrit, por në teoritë e viteve të fundit glaukoma është më shumë një sëmundje e kokës së nervit optik që vazhdon të dëmtojë shikimin. Në botë është ndër sëmundjet më të përhapura që të çon drejt verbimit. Unë kam 1030 kartela të pacientëve që janë të diagnostikuar me glaukomë, në një kohë që në Poliklinikën Qendrore jemi tre mjekë okulist, ku secili bën kartelizimin e pacientëve të tij.

Si mund t’i paraprijmë kësaj sëmundje?

Glaukoma për fat të mirë nëse arrin të kapet shpejt trajtohet dhe ruhet shikimi që ka pacienti, ndërkohë nëse pacienti vjen me vonesë pasi I është dëmtuar nervi dhe shikimi I ka humbur është shumë e vështirë që të rikuperohet pamje. Ndërsa përsa i përket tensionit të brendshëm ai trajtohet me terapi me pika kolir me antiglaukomator dhe pacienti normalizohet.

Cili është apeli i mjekëve për të patur sa më pak raste të tilla?

Në ditën ndërkombëtare të Glaoukomës dhe me ndihmën e gazetarëve ne duhet të ndërgjegjësojmë njerëzit që pas moshës 40 vjeç të masin tensionin intraokular të syve. Glaukoma është një sëmundje e trashëguar dhe në shumë pak raste e lindur.

Një tjetër patologji okulare është dhe katarakta (perdet e syrit), si mund të kujdesmi në këtë rast?

Katarakta (perdet e syrit) është plakja e kristalint, patologji e cila prek më shumë moshat e vjetra, ku me kalimin e viteve kanë ulje të shikimit në mënyrë graduale pasi kristalini fillon të humbasë vlerat e tij dhe të rrudhoset. Në teknikat e reja operatore nuk rekomandohet që pacienti të shkojë te mjeku në periudhën kur nuk shikon fare, pra jo në fazën e maturimit të kataraktës së kristalinit por duhet të kontrollohet në një fazë më të hershme për të dalë me sukeses ndërhyrja kirurgjikale. Dëmtimi i retinës është një tjetër patologji okulare, ku vendin e parë e zënë retinopatitë diabetike. Të gjithë pacientët që vuajnë nga diabeti i avancuar ose janë insulino vartës me kalimin e viteve fillojnë të kenë dëmtime retinale, të preken enët e gjakut dhe të krijojnë shumë komplikacione që të çojnë në ulje të shikimit. Në të tilla raste këshillohen nga mjekët dieta të rrepta për personat e prekur nga diabeti, për të kontrolluar në vazhdimësi diabetin.

Sa ndikon përdorimi i kompjuterave apo i teknologjive të ndryshme në dëmtimin e shikimit?

Sigurisht që ndikojnë, por e keqja është se kompjuterat apo teknologjia janë shumë të domosdoshme për përdorim në kohën që ne po jetojmë, por duhet të jenë me ekrane mbrojtës me patjetër. Por shumica prej tyre nuk i kanë, kjo në varësi të kushteve të punës ku ata punojë. Në rast se punohet intensivisht përpara kompjuterit duhet patur kujdes dhe me higjenën e të parit, ku çdo një orë duhet të çlodhet syri në dritare apo në horizont.

Po tek femrat janë hasur pobleme në sy për shkak të përdorimit të make up-it?

Po ka patur shumë probleme nga make up-i, për shkak të cilësisë së ulët që ato kanë. Lapsat, rimelat, penelat janë më përmbajtje kimikatesh dhe krijojnë shumë alergji si dhe dëmtim të mukozës së kapave të syrit nga tonet e përdorura. Më i theksuar ky problem është tek artistët të cilët detyrohen të lyhen më shumë për shkat të profesionit.

Kruarja dhe lotimi i syve nga se shkaktohet?

Vijnë kryesisht nga alergjitë e ndryshme dhe është më e përhapur në sitnën e pranverës. Trajtohet nga alergologu dhe okulisti, ku bëhen prova të alergjisë për të gjendur shkakun dhe më pas fillon trajtimi i duhur.

Cilat janë disa këshilla për të patur shikim të shëndetshëm?

Për të patur sy të shëndetshëm duhet të bëjmë kontrolle të rregullta tek mjeku okulist për të paraprirë nomalitë e ndryshme të tensionit të syrit. Higjena maksimale e duarve është shumë e rëndësishme, sidomos për ata persona të cilët punojnë para kompjuterit, pasi tastiera përmban shumë mikrobe. Këshillohen syze mbrojtëse dielli për stinën e verës dhe syze optike mbrojtëse me të gjitha masat e sigurisë.

Vilma Kërçiku