Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur gjatë seancën plenare, ku po diskutohet për buxhetin. Tabaku akuzoi qeverinë se ka ulur fondin për Përkujdesin Social në tre vitet e fundit.

“Shërbimi Social ka po të njëjtin fat, siç kanë zërat e tjerë. Qeveria nuk ka para për të varfërit, por për oligarkët e saj jep koncesione. Janë shpenzuar mbi 500 milionë dollarë për koncesione dhe 4 dollarë për pensionistët”.

Sipas Tabakut, shqiptarët kërkojnë punë dhe azil jashtë Shqipërisë.

Gjithashtu ajo tha se ky buxhet nuk ka para për të përndjekurit dhe ata duhet të presin dhe 20 vite për të marrë këstin, ndërkohë që Zyra e Kryeministrit shpenzon lekë për mobilje./tvklan.al