taljatelet

Përbërësit për 4 persona:

400 g tagliatelle jeshile (lloj makaroni)

100 g Bel Paese Forma (lloj djathi)

110 g Gorgonzola (lloj djathi)

50 g parmigiano (lloj djathi)

50 g gjalp

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Presim në formë kubike djathin Gorgonzola dhe Bel Paese Forma dhe i vendosim në tigan që nuk ngjit. I shkrijmë me zjarr të ulët. Në një tjetër enë shkrijmë gjalpin. Ndërkohë ziejmë makaronat. Pasi të jenë gati i kullojmë dhe i vendosim në një enë. Shtojmë djathrat e përgatitur dhe i përziejmë. Lart hedhim gjalpin e shkrirë dhe parmigianon. /tvklan.al