Çështja Tahiri ka përplasur në Komisionin e Ligjeve deputetët e opozitës me përfaqësuesit e maxhorancës.  

Të zgjedhurit demokratë akuzuan shumicën se po pengon Reformën në Drejtësi duke marrë në mbrojtje ish –Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për të cilin prokuroria i ka kërkuar Kuvendit dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit dhe kontrollin e banesës, pas implikimit në përgjimet e dosjes “Habilaj”.

Deputetët socialistë i kanë ftuar kolegët e opozitës që deklaratat për këtë çështje t’i bëjnë në sallën e Konferencave dhe jo në Komisionin e Ligjeve, ku diskutohej projektligji për shpenzimet buxhetore. Pas replikave opozita braktisi punimet e komisionit.

Tv Klan