tahiriMinistri i Brendshëm Saimir Tahiri e quajti standard të ri dorëheqjen e Artan Didit nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për shkak të mosveprimit në kohë të zyrës shqiptare të Interpolit për shkresat e ardhura nga Interpoli belg që kërkonte arrestimin e Deputetit të mazhorancës Mark Frroku.

Për këtë çështje e cila çoi në arrestimin e shefit të Zyës së Interpol Tirana Artan Bajraktari dhe specialistes Loreta Alla, Ministri Tahiri dha detaje të hetimit duke thënë se ishte Ministria e Brendshme dhe policia që e zbuloi faktin se shkresat ishin mbajtur të fshehta.

Për akuzat e opozitës se ai dhe Kryeministri Rama ishin në dijeni të shkresave të Interpolit belg prej janarit dhe i kishin bllokuar ato, Ministri Tahiri paralajmëroi kallëzim penal për shpifje nga ana e tij dhe e Kryeministrit.

Pak minuta më pas Kryeministri Rama njoftoi se kallëzimi do të nisë një orë e më parë dhe sfidoi opozitën duke thënë se nëse kanë qoftë një provë të vetme për akuzat, ai do të përgjigjet përpara ligjit. Sipas Kryeministrit, ky aktivitet kriminal që zhvillohet përditë nga Shqupi me shpifje ekstreme në mungesë të çdo vizioni, ideje dhe lidershipi, duhet gjykuar jo vetëm me fuqinë e votës po edhe me forcën e ligjit.

Tv Klan