Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri shprehu edhe njëherë bindjen se policia do të zbardhë grabitjen e 2,7 milion eurove në rrugën e Rinasit dy ditë më parë.

Nga ceremonia e dorëzimit të disa pajisjeve të reja në repartin e RENEA-s,Tahiri tha se rezultatet do vijnë shumë shpejt. Ai garantoi se policia e shtetit vijon punën e saj pa u shantazhuar nga sulmet që i bëhen.

Të jeni të bindur që siç kemi zbardhur ngjarje të tjera do e zbardhim dhe këtë. Policia e Shtetit nuk dorëzohet dhe as intimidohet nga sulmet publike. Detyrën e ka bërë dhe atëherë ku përveç kriminaliteti në rrugë ka pasur dhe banditizëm në Parlament. Aseti ynë i çmuar është besimi i qytetarëve, angazhimi, forcimi i kapaciteteve njerëzore. Policia do të bëjë detyrën dhe do ta zbardhë këtë ngjarje, siç ka bërë me ato të kaluarat

”, deklaroi Tahiri.

Ministri nuk pranoi të jap detaje nëse ka persona të dyshuar përveç të arrestuarve deri tani, punonjësve të policisë private./ TV KLAN