Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i është përgjigjur nga foltorja e Kuvendit akuzave të opozitës. Sipas tij, opozita flet për gjithçka përveçse për buxhetin, i cili është për pastrimin e sistemit të drejtësisë.

“Jam i qartë që ka pak veshë që dëgjojnë në këtë parlament. Ju flisni për varfëri ndërkohë kaloni fundjava jashtë vendit. Ju kërkoni të varfëroni shpresën e shqiptarëve”.

Tahiri gjithashtu akuzoi opozitën se është ajo, e cila po nxin imazhin e vendit, pasi i quan shqiptarët kolumbianë.

Ministri i ka bërë thirrje opozitës që të votojnë mekanizmin financiar të Reformës në Drejtësi dhe i ka pyetur  nëse janë me gjyqtarët e korruptuar apo me qytetarët. /tvklan.al