Nisur nga ngjarjet e fundit kriminale të grabitjes së parave të bankave të nivelit të dytë, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ngre shqetësimin për pagat e ulëta që paguhen punonjësit e policisë private. Tahiri tha se është e papranueshme që punonjësit e shoqërimit të sasive të mëdha të valutës të paguhen me 15 mijë lekë të reja.

“E papranueshme që një armatë skllevërish për policinë private të paguhet me 15 mijë lekë të reja,prandaj kemi sanksionuar një ligj që ju do paguheni 50 % më shumë  se paga minimale e miratuar nga Këshilli i ,ministrave

.

Kjo deklaratë e ministrit Tahiri, vjen disa ditë pas takimit me shoqëritë e sigurimit privat, ku u kërkoi zbatimin e standardeve për punonjësit e policive private në vend.

Tv Klan