Saimir Tahiri, kryetari i Partisë Socialist për qarkun Tiranë nëpërmjet një postimin në Facebook, ka reaguar kundra deklaratave të nënkryetarit të LSI, Luan Rama, i cili sulmoi kreun e qeverisë.

Tahiri akuzoi ashpër Ilir Metën, i cili edhe pse në rolin e Presidentit është rizhytyr si kryetar partie në politikën e sharjeve dhe shpifjeve.

Më herë nënkryetari i LSI, Luan Rama tha se   i vetmi përgjegjës për krijimin e një sistemi që LSI-ja e cilëson të korruptuar është kreu i qeverisë.

Dhe si dëshmi të inkriminimit të administratës, LSI-ja i kujton Kryeministrit përfshirjen e zyrtarëve të policisë së shtetit në kanabizimin e vendit.

Statusi i plotë: 

Nuk zhgënjeu as sot Luan Rama! Lexoi një fleterrufe flakë e zjarr kundër PS dhe Edi Ramës ne emer të LSI, Lëvizjes Socialiste për Interes!

Ai konfirmoi se Presidenti i sapozgjedhur me të gjitha votat tona, tani po bën me orë të plota detyrën e kryetarit të partisë.

Ilir Meta sot President është rizhytur si kryetar partie në politikën e sharjeve e shpifjeve, pas 8 vjetesh që si kryetar partie bënte Presidentin e qetësise dhe dashurisë!

Se si u katandis Ilir Meta në një kopje të kohes kur bëri LSI kunder PS dhe çfarë i thoshte çakërdia mendore i’a nxirrte gjuha, kjo është histori me vete.

Por që të dali sot LSI-ja e t’i bëjë PS-se gjyqin pas katër vjetesh që vetëm ka fituar ne imazh nga aleanca me PS-në dhe s’ka dhënë absolutisht asnjë vlerë të shtuar në qeverisje përveç votave për reformat në parlament, kjo është të vesh duart në kokë, dhe është pak!

Se çfarë kërkon akoma Ilir Meta dhe partia e tij familjare nga Partia Socialiste, që e lau, e shplau, e thau, e hekurosi, e bëri edhe kryetar shteti, këtë nuk ka njeri të arsyeshem që e shpjegon dot.

Se me çfarë morali, logjike, kurajoje apo thjesht llogarie, Ilir Meta është rishfaqur si prijes i një lukunie të tërbuar që vetem shan PS-në, këtë nuk e gjen dot askush që ka një sens njerezor, qytetar apo politik.

Por një gjë është e sigurt sidoqoftë: LSI e meriton plotësisht të shkarkohet nga çdo përgjegjesi qeverisëse.

Këtë duhet ta bëjë populli në 25 qershor dhe për këtë duhet të votojnë edhe ata që LSI i mban akoma në rresht në administratë me gënjeshtrën që do jetë përseri në pushtet.

Po nuk eshte e qartë, tani është! Askush nuk duhet ta besojë këtë përrallë dhe askujt që do të abuzoje me zyrën e tij për të cuar votat tek LSI-ja, nuk do t’i harrohet shërbimi i paligjshëm për një parti që është mësuar vetëm të fitojë, jo duke fituar vetë po duke përfituar nga nevoja e të mëdhenjve për votat e të tretit të vertetit!

LSI-ja mund të jetë prapë e treta, po tanimë e vërteta është e qartë dhe nuk është LSI-ja. Boll! Mjaft më!/tvklan.al