Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar lidhur me raportimet në media duke theksuar se nuk ka dhënë dorëheqjen, e madje se diçka e tillë as nuk i është kërkuar. 

“Për saktësim, as më ka kërkuar kush e as kam dhënë dorëheqje deri tani. Sidoqoftë, më të fortë do jemi, sot e gjithmonë, bashkë,” tha Tahiri në një status në Facebook.

Statusi i ministrit të Brendshëm vjen pas raportimeve të përhapura gjerësisht në media dhe portale gjatë ditës së sotme se ai kishte  dhënë dorëheqjen./tvklan.al