Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar sërish këtë të enjte, kësaj radhe në një postim në rrjetet sociale.

“Kush e ka marrë heshtjen time për dorëzim është gabuar”

shprehet Tahiri, i cili sqaron se ka heshtur në respekt të drejtësisë.

“Kur gjyqin moral ta bën djalli… kështu quhet ajo që dëgjoj çdo ditë nga goja e kujt ka qeverisur 25 vjet duke vrarë e duke vjedhur për pushtet. 

Pas thuajse 6 muajsh, shkova në Parlament. 

Kush e ka marrë heshtjen time për dorëzim, është gabuar. Është vetëm respekt për drejtësinë. 

Këtë rrugë do ndjek me durim”.

Ndërsa aludimeve se prononcimi i tij i mëhershëm jashtë sallës së Kuvendit ishte për Kryeministrin Edi Rama, Tahiri thotë se nëse do të kishte mesazhe do t’ia jepte drejtpërdrejt.

Ndërsa me këtë historinë e mesazheve të koduara që lëshokam unë, bjerini shkurt. As më duhet t’i çoj mesazh njeriu. Dhe po të kem, jam nga ata që i bën drejtpërdrejtë. Me intereson vetëm e vërteta dhe drejtësia, askush e asgjë tjetër. 

E nuk do ndalem!”

/tvklan.al