Kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka shfrytëzuar një aktivitet ku do të inaugurohej zyra e re e gjendjes civile, në zonën Kënetës, për tu dhënë përgjigje akuzave të ngritura së fundi ndaj tij dhe që kanë ardhur jo vetëm nga opozita, por edhe nga partneret në koalicionin qeverisës.

Pa e përmendur me emër ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili hodhi akuza të forta në drejtim të drejtuesit të tij, Dako tha se përgjigjen se do ta marrin me vote ashtu siç e kanë marrë tre herë.

Ministri i brendshëm, Saimar Tahiri edhe ai i përfshirë në akuzat e lëshuara nga ministri Koka ndaj kryebashkiakut Dako, tha se investimet e qeverisë po e shndërrojnë edhe qytetin bregdetar. 43 mijë qytetarë të zonës së Kënetës përfitojnë nga investimi i ri i qeverisë.

Tv Klan