Ish – ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i ftuar mbrëmjen se enjtes në “Opinion” nuk pranoi se ka qenë mbështetje për rrjetin kriminal të Habilajve dhe as të ketë përfituar financiarisht nga trafiku i drogës.

Tahiri mohoi të jetë takuar dhe të ketë drekuar me Moisi Habilajn, por tha se mund të ketë qenë i pranishëm në festa familjare ku ishin dhe të afërmit e tij nga fisi Habilaj.

Ish – ministri i Brendshëm pranoi se ka udhëtuar 2 apo 3 herë me makinën Audi, pasi ua kishte shitur Habiljave, por vetëm me familjen dhe kurrë me të akuzuarit.

Në “Opinion”, Tahiri tha se kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e tij ishte surprizë, por nuk mund të thoshte nëse e njëjta gjë vlente edhe për Kryeministrin.

Ish – ministri i Brendshëm theksoi se është i interesuar vetëm për të vërtetën, duke aluduar për inskenim dhe duke bërë një paralajmërim për autorët e mundshëm.

Tv Klan