TAHIRI

I thirrur në Komisionin Parlamentar për çështjet e sigurisë kombëtare, për të raportuar mbi ngjarjen në Lazarat ku mbeti i vrarë një efektiv i forcave RENEA, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk ka preferuar të japë më shumë detaje nga sa janë bërë publike.

Duke i cilësuar të dhënat mbi këtë opoeracion si sekret hetimor, Tahiri ka vendosur të flasë më shumë për aksionin e një viti më parë mbi kultivimin e kanabisit.

Debati është kthyer në akuza dhe kundër akuza politike.

Deputeti i opozitës, Flamur Noka në përfundim të seancës tha se ky ishte një show i organizuar nga kryetari i Komisionit dhe se nuk u fol për ngjarjen e Lazaratit.

Ndërsa kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho shprehu bindjen se qeveria është e vendosur të luftojë krimin jo vetëm në Lazarat.

Tv Klan