Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka komentuar sqarimin e postuar nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri lidhur me paratë e drogës që duhet të mbahen larg zgjedhjeve dhe fushatës zgjedhore.

“Për ata që mezi pritën të hidhnin prapë baltë, sqarimi shumë i qartë: 2 miliardë euro drogë ishin në kohën e Saliut. Sot sukses shkatërrimi,” tha Tahiri në një postim në “Twitter”.

“Mëshirë për L. Bashën dhe faleminderit OSBE për sqarimin mbi “përkthimin e gabuar” te radhës,” tha ministri.

Më herët, prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka kërkuar që të mbahen larg zgjedhjeve dhe fushatës zgjedhore paratë e siguruara nga droga përgjatë viteve të fundit.

Në një postim në “Twitter”, OSBE tha”2013: 1 000 tonë kanabis, me vlerë fundore tregu prej rreth 2 miliardë eurosh në BE.

2016: U shkatërruan 2.5 milionë bimë kanabis = mbi 1000 tonë marijuanë = sukses i mbarë. Por, ende vijon të kapet në Shqipëri dhe jashtë.

2017: OSBE-ja fton të gjitha partitë të punojnë për të identifikuar mjetet për t’i mbajtur 2 miliardë eurot e 2013-ës dhe paratë e freskëta nga droga jashtë zgjedhjeve dhe fushatës.”

“Prezenca OSBE mirëpret qëndrimin e fortë të qeverisë & opozitës kundër kanabisit. Plani i veprimit kundër kanabisit i mirë; duhet zbatim i fortë.” /tvklan.al