Ish – Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka depozituar në Kuvend një projektligj për disa ndryshime në Kodin Penal. Në fokus të këtyre të ndryshimeve janë vrasjet dhe plagosjet rrugore, si dhe kultivimi dhe trafiku i lëndeve narkotike.

“Është vetëm Shqipëria, vendi ku lejohet që të dënohet njëlloj, si ai që kapet me 1 gram hashash, si ai që kapet duke trafikuar tonelata. Dhe po kështu, disa ndryshime që kanë të bëjnë me Kodin Rrugor.”

Në projekligj parashikohet që edhe dhuna ndaj kafshëve të jetë vepër penale dhe kushdo që abuzon me to rrezikon burg nga 3 muaj deri në 3 vjet.

Tv Klan