tahiri

Kryesocialisti Edi Rama do të kërkojë rikonfirmimin si kryetar partie në kongresin e 19 marsit.

Kryetari i Ps së Tiranës, ministri i brendshëm, Saimir Tahiri zbulon se ndryshimet që i janë bërë statutit të partisë nga grupi i punës parashikon që do të jetë kongresi që i  jep mandatin kryetarit të Partise Socialiste kur kjo forcë është në maxhorancë, ndryshe nga sa veprohet me zgjedhjen sipas parimit një anëtar një votë kur partia është në opozitë.

I pyetur për kritikat e deputetit Ben Blushi ndaj kryetarit Rama, për shkelje të statutit, pasi nuk ka bërë zgjedhje prej 7 vitesh, Tahiri thotë se në gjirin e socialisteve nuk ka debat për këtë çështje.

Përveç kryetarit, kongresi do të zgjedhë edhe krerët e forumeve drejtuese.

Tv Klan