Ministri  Brendshëm Saimir Tahiri ka qenë i pranishëm  në inaugurimit të Zyrës së Shërbimeve Qytetare dhe i “Njësisë Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë, në të cilën morën pjesë dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, Prefekti Flamur Bime, kryetarja e Bashkisë Zamira Rami, Kryetari i Qarkut Armand Hila.

Tahiri u shpreh zyra e shërbimit është e rëndësishme dhe shton mundësinë për t’u shërbyer qytetarëve në qarkun Gjirokastër. Sipas tij, deri dje nuk kishte mundësi për t’u shërbyer qytetarëve,  ndërkohë që sot ka 22 zyra shërbimit në të gjithë Drejtoritë e qarqeve në Shqipëri dhe vetëm vjet kanë dhenë mbi 350 mijë shërbime.

Besimi që duhet të krijojmë tek qytetarët për Policinë e Shtetit kalon tek shërbimet. Është kjo arsyeja pse kemi investuar të hapim zyra shërbimesh, t’i shërbejmë qytetarëve me transparence dhe në kohë. Kjo është mënyra e vetme për t’u bërë bashkë për të për të ndërtuar lagje dhe komunitete me të sigurta. Në Gjirokastër dhe në të gjithë qarkun zyrat e shërbimit janë kontribut, duke theksuar standardin dhe cilësinë për qytetarët dhe nga ana tjerët është ndër qarqet më shembullorë që ka policia më qytetarët.

 Dua të falënderoj perfektin kryetarin e bashkisë, të gjitha ata që kontribuan në hapjen e kësaj zyre të re që është konceptuar të t’i shërbyer qytetareve. Ne besojmë përkundër rrënimit të deri djeshme të policisë, sot policia ka rilindur duke ofruan më shumë siguri.

 Gjirokastra është qarku më shembullor që dëshmon më së miri këtë. Ka ende shumë mundësi për të bashkëpunuar për të punuar më mirë,  ne jemi këtu për të justifikuar besimin që na kanë dhënë qytetarët

” u shpreh Tahiri./tvklan.al