letra tahiritMinistri i Brendshëm, Saimir Tahiri i është drejtuar me një tjetër letër Presidentit të Republikës, në cilësine e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, përmes së cilës i kërkon të shqyrtojë në mënyrë të hollësishme 65 vendime gjykatash.

Ministri  Tahiri vlerëson se “vendimet e gjykatave nuk janë pronë private e gjyqtarit të çështjes, as e palëve të përfshira dhe as e autoriteteve që qeverisin gjyqësorin.

Sipas Tahirit, vendimet e gjykatave po pengojnë  luftën e policisë kundër krimit.

Letra është e shoqëruar me detaje nga 65 vendimet.

Tv Klan