Për Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, Policinë e Shtetit e sulmojnë të gjithë ata që nuk duan që policia të punojë, që nuk duan që ky vend të jetë i drejtë.

“Armiku më i madh i policisë është gjytari që liron kriminelin, që lë gruan e dhunuar në të njëjtën shtëpi me dhunuesin. Sot, armiku më i madh i policisë është padrejtësia, sistemi i drejtësisë që bën drejtësi sipas parasë. Fronti i së keqes nuk e do policinë që të punojë, nuk e do më të mirë”.

Deklaratat, Tahiri i bëri në aktivitetit “Promovimi i femrës në Policin e Shtetit”, të mbajtur në sheshin e Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Teksa falenderoi të gjitha gratë dhe vajzat të cilat janë pjesë e policisë, Tahiri tha se kjo e fundit nuk ka nevojë vetëm për forcën fizike, por edhe të mendjes.

“Prej 2013 deri më sot, gratë dhe vajzat në polici janë mbi 14 përqind, sepse policia dhe shërbimi bëhet më i mirë dhe mbi të gjitha siguria është shumë më shumë e pranishme, nëse gratë dhe vajzat janë pjesë integrale e policisë”.

Ministri theksoi gjithashtu se sot, besimi i ndërkombëtarëve është maksimal ndaj Policisë./tvklan.al