Takimet e fundit me Fondin Monetar Ndërkombëtar që ndodhet në Tiranë  nuk e kanë ndryshuar vendosmërinë e qeverisë për mosrritje taksash vitin e ardhshëm.

Pyetjes së Tv Klan, nëse FMN ka kërkuar rritje taksash apo rikthim të taksave përjashtuese për biznesin e vogël, Ministri i Financave Arben Ahmetaj, ju përgjigj prerë.

Duke ju referuar shifrave të fundit, Ahmetaj thotë se ekonomia do jetë në trajektore pozitive për të paktën 4-5 vitet e ardhshme.

Këto deklarata, Ministri Ahmetaj i bëri pas nënshkrimit të marrëveshjes me Ambasadorin italian Alberto Cutilio  për fazën e dytë të programit italo-shqiptar të konvertimit të borxhit, që parashikon mospagimin e  detyrimeve prej 20 mln euro që qeveria shqiptare ka ndaj Italisë, por financimin e projekteve në fusha të ndryshme.

Tv Klan