Nishani

Çështja e Sigurisë, veçanërisht për rajonin, ishte një nga temat e rëndësishme të takimit të krerëve të vendeve anëtare në procesin e bashkëpunimit të vendeve të Europës Juglindore.

Në fjalën e tij, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, si drejtuesi i këtij takimi, solli edhe një herë në vëmendje ngjarjen e Kumanovës.

Zëvendëskryeministri turk Ali Babaxhan e quajti si mjaft shqetësuese ngjarjen e Kumanovës.

Në nevojën e tejkalimit të krizave dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal e vuri theksin edhe Presidenti bullgar, Rosen Plevniev. Në përgjigje të akuzave të Ministrit të Jashtëm rus se Bullgaria dhe Shqipëria kërkojnë të ndajnë territorin e Maqedonisë, Presidenti bullgar tha se në kryesimin e SEECP, vendi i tij do të punojë për respektimin e kufinjëve aktual.

Për herë të parë Kosova mori pjesë në këtë samit si anëtare me të drejta të plota. Presidentja, Ahtifete Jahjaga, theksoi nevojën e stabilitetit të rajonit me qëllim të tërheqjes së investimeve.

Me takimin e krerëve të shteteve të zhvilluar në Tiranë, Shqipëria e mbylli presidencën e rradhës me një deklaratë të përbashkët, e cila vuri në dukje arritjet e Shqipërisë në këtë proces dhe prioritetet e presidencës bullgare.

Tv Klan