Takimi historik mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un mund të shtyhet. Lajmi u dha nga vetë Presidenti amerikan, gjatë pritjes në Shtëpinë e Bardhë të presidentit koreano-jugor, Mun Xhae in.

Nëse nuk ndodh tani, ndoshta mund të ndodhë më vonë, mësohet të ketë thënë Trump. Takimi është programuar për në 12 Qershor në Singapor. Peniani kërcënoi me anulim të dialogut, nëse fillimisht nuk parashtrohen kushtet për denuklearizimin e Koresë së Veriut.

Tv Klan