Presidenti amerikan Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin u takuan për herë të parë ditën e sotme në Samitin e G20 në Hamburg.

Takimi kokë më kokë mes dy liderëve botërorë solli edhe efektet e para mbi luftën në Siri. Kështu, SHBA dhe Rusia arritën marrëveshje për një armëpushim në Sirin jugperëndimore, që do të hyjë në fuqi mesditën e së dielës. Marrëveshja shënon një fazë të re mes SHBA-së dhe Rusisë për t’i dhënë zgjidhje luftës civile në Siri.

Jordani dhe Izraeli janë pjesë e marrëveshjes mes SHBA dhe Rusisë për luftën në Siri.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mbështesin palë të ndryshme në luftën e Sirisë. Moska mbështet Presidentin sirian Bashar Al-Assad kurse Uashingtoni po mbështet rebelët kundër Asadit. Megjithatë, të dyja fuqitë botërore po luftojnë kundër terroristëve të ISIS

./tvklan.al