Tre vite do të marrë rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Institucioni mbyll përfundimisht dyert në 20 Shkurt, për t’u rihapur në 2020.

Skena, që për gjashtë dekada i shërbeu kultivimit të artit skenik, do të pësojë ndryshimin kryesor. Ajo do të ndërtohet nga fillimi dhe do të këtë pamje.

Në ambientet e tjera, ndërhyrjet do të jenë në funksion të kushteve me parametrat e një teatri të operas dhe baletit, por pa devijuar nga origjinaliteti.

Të qenit një monument kulture, nga jashtë, Teatri i Operas dhe Baletit do të ruajë fytyrën që i dhanë rusët në 1959.

E gjithë kjo sipërmarrje do të kushtojë 1 miliardë lekë.

Artistët, që këtë herë ishin në rolin e publikut duartrokitës, do ta vazhdojnë aktivitetin e tyre në ish – Kinostudio.

Pas prezantimit si ishte dhe si do të funksionojë Teatri i Operas dhe Baletit, nga Ministrja e Kulturës, drejtores Zana Çela i mbeti të bënte vetëm një lutje.

Për tre vite, e ardhmja e operas, baletit, orkestrës dhe ansamblit të valleve dhe këngëve do të jetë në skenat e tjera të artit, gjysma e tyre në Tiranë dhe tjera në skenat shqipfolëse, duke përfshirë Kosovën dhe Maqedoninë.

Kalendari artistik do të përmbajë ture, shfaqjet ne qiell të hapur dhe me natyrë nostalgjike.

Tv Klan