Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Visar Ymeri, Ismail Kurteshi dhe Dardan Sejdiu janë duke zhvilluar një takim me Presidentin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollin dhe këshilltarin e tij,  Jetlir Zymberaj.

Takimi është duke u mbajtur në një nga hotelet e kryeqytetit.

Siç merr vesh Klan Kosova nga burimet e saj në këtë takim po diskutohet për gjendjen e tanishme politike në vend dhe qëndrimet që do t`i mbajnë këto dy parti në seancën konstituive të 3 gushtit. /klankosova