Nga 1 Janari i vitit 2018 -të të gjithë qytetarët do të paguajnë taksën e pasurisë sipas një modeli të ri. Televizioni Klan ka siguruar draftin e ligjit për taksat vendore, i cili do të detyrojë të gjithë që kanë një banesë të paguajnë 0.05% të vlerës së pronës në vit, ndërsa bizneset do të japin 0.15% të vlerës së ndërtesës që shfrytëzojë.

Për një apartament në kryeqytet që kushton 100 mijë euro, taska vjetore do të jetë 50 euro, ndërsa për një ndërmarrje me të njëtën vlerë taksa do të jetë 150 euro. Qeveria ka vendosur që të përgjysmojë vlerën e taksës për sipërmarrësit, të cilët në kryeqytet paguajnë mesatarisht 300 euro në vit. Taksa do të mblidhet edhe për ndërtesat që nuk kanë certifikatë pronësie.

Qeveria ka vendosur që të bëjë zero të gjitha taksat për resortet dhe hotelet me 4 dhe 5 yje. Tatim fitimi për këtë kategori nuk do të paguhet gjatë 10 viteve të para, këto struktura akomoduese nuk do të derdhin asgjë edhe për taksën e infrastrukturës dhe po ashtu Tatimi mbi Vlerën e Shtuar bëhet 6% për çdo shërbim që ato ofrojnë.

Në relacionin shoqërues të projektligjit, Ministria e Financave sqaron se këto lehtësi do të bëhen për të nxitur këtë sektor për ta bërë konkurrues me rajonin.

Një nga premtimet që ka patur edhe në programin elektoral është përfshirë në paketën fiskale, tatimi mbi të ardhurat do të jetë 5% për të gjitha bizneset e teknologjisë dhe informacionit, qeveria ka përgatiur edhe një draft i cili bën 0 taksat doganore për pajisjet teknologjike, që përdor kjo kategori biznesi.

Taksa e makinave të luksit shtrihet edhe për ata që kanë automjete 6+1. Janë 909 makina të cilat kanë ndryshuar numrin e vendeve me qëllim shmangien e taksës së qarkullimit 70 mijë lek në vit.

Tv Klan