Kryetari i Kuvendit maqedonas, Talat Xhaferi, u takua në Bruksel me komisionerin për zgjerim, Johannes Hahn, pas të cilit kryeparlamentari konfirmoi se mori mbështetjen e Brukselit për zgjedhjen e tij.

“Takimi i radhës me komisionerin Hahn konfirmon edhe një herë mbështetjen pa rezereva te Unionit Europian…”

Xhaferi tha se në letrën dërguar presidentit Ivanov i ka lënë 10 ditë kohë për të dhënë mandatin qeverisës.

“Ivanov ka obligim që në afat prej 10 ditëve të reflektojë e të japë mandatin. Nëse ai nuk e bën këtë parlamenti ka kompetencë ekskluzive për të venodsur qeverinë e ardhshme.”

Përmes një deklarate për shtyp, komisioneri Hahn dënoi ashpër aktin e dhunës ndaj deputetëve dhe konfirmoi mbështetjen për shumicën e re parlamentare në Maqedoni.

Johannes Hahn:

Çdo përsëritje e një akti të tillë rrezikon perspektivën europiane të Maqedonisë. Parlamenti duhet të lejohet të punojë pa pengesa. Mirëpres zgjedhjen e Z. Xhaferi nga shumica parlamentare. Të gjithë deputetët, përfshirë edhe opozitën, të luajnë një rol konstruktiv. Të gjithë aktorët duhet të përmbahen ndaj veprimeve dhe qëndrimeve provokuese.”

Kryeparlamentari Xhaferi do të takohet edhe me shefen e diplomacisë europiane Federica Mogherini, kryetarin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani si edhe eurodeputetët Vajgëll, Kukan dhe Flekenshtajn.

Tv Klan